Trajneri legjendar, Fabio Capello e la vlerësuar Liverpoolin e Jurgen Klopp, duke thënë se Reds kanë ‘sulmin më argëtues në Evropë’.
Gjigantët e Ligës Premier janë kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas barazimit 3-3 ndaj Benficës mbrëmë, duke fituar me rezultat 6-4 në total.
Për Liverpoolin dhe sulmin e tyre ka folur edhe trajneri legjendar italian, Capello, i cili i ka vlerësuar lartë.
“Është sulmi më argëtues. Kur ata e vendosin topin në zonë, nuk ka një lojtar që nuk është gati për të shënuar”.
“Në Anfield, ata përmbushin mentalitetin e tyre sulmues në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Capello Sky Sport Italia.
Capello është një admirues i madh i Klopp. Së fundmi ai ka pohuar se futbolli italian duhet të ndjekë stilin e tij të lojës, siç po bëjnë Atalanta dhe Genoa.
Pas eliminimit të Italisë nga “play-off”-i i Kupës së Botës muajin e kaluar, Capello tha se futbolli italian ka ndjekur stilin e Pep Guardiolës për 15 vjet, pavarësisht se nuk ka cilësinë për ta bërë këtë, ndërsa qasja taktike e gjermanit do t’i përshtatej më shumë Azzurrëve.
75-vjeçari ka trajnuar Anglinë nga viti 2007 deri në vitin 2012 dhe është një nga trajnerët më fitues në historinë e lojës, duke fituar, ndër të tjera, pesë tituj të Serie A dhe një Ligë të Kampionëve.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...