Ish-trajneri i mirënjohur italian, Fabio Capello shprehet se Lamine Yamal dhe Cristiano Ronaldo nuk mund të quhen gjeni të futbollit pavarësisht se në fushë mund të bëjnë gjëra të mëdha. Capello, u shpreh se këtë status mund ta mbajë vetëm Lionel Messi pasi si një gjeni, ai bën gjëra që të tjerët as nuk i çojnë ndërmend.
“Unë pata fatin ta shoh Messin në moshën 16-vjeçare në një trofe Gamper që luajtëm me Juventusin kundër Barçës. Pas 20-25 minutash e pyeta Rijkardin nëse mund të më jepte në huazim, pasi ai nuk kishte ende pasaportë spanjolle dhe ata kishin 3 të huaj.
Fatkeqësisht i rregulluan gjërat. E vura re menjëherë shkëlqimin e Messit, sepse dallimi mes një kampioni dhe një lojtari shumë të mirë qëndron aty, te shkëlqimi. Jam i lumtur që kam parë Lamine Yamal në El Clasico në Bernabeu: ai është shumë interesant, ka shumë cilësi, por nuk është gjeni. Unë mendoj se do të jetë një lojtar që mund të bëhet i madh, por kur flasim për gjeni, flasim për Pelé, Maradona, Messi, ata që bëjnë gjëra që të tjerët as që i mendojnë.
Cristiano Ronaldo është një lojtar i madh që ka fituar shumë tituj dhe Topin e Artë, por siç thashë më parë ai nuk është aq i shkëlqyer sa Messi. Kur më pyesin për të dy, unë zgjedh gjithmonë Messin. Ronaldo është një golashënues i madh, ai gjuan dhe bën gjithçka, por ai nuk është një gjeni, ai është shumë i thjeshtë”, u shpreh Capello./ss
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...