Fabio Capello pretendon se Real Madridi është duke e paguar çmimin për mendimin se ata mund të marrin rezultate pozitive edhe në mungesë të Cristiano Ronaldos.
Ish trajneri i Anglisë ka drejtuar edhe Real Madridin edhe Roman derisa të dy skuadrat janë duke u përgatitur për përballjen mes tyre mbrëmjen e sotme në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
72-vjeçari i ka dhënë fund karrierës së tij menaxheriale pas një kohe të shpenzuar gjithashtu edhe te AC Milani, Juventusi dhe Rusia.
Para ndeshjes së sotme (e martë), Capello ka bërë një deklaratë madhështore rreth hapësirës së lënë nga Cristiano Ronaldo.
“Ndoshta Madridi ishte më i keq, ata janë duke paguar çmimin për mendimin se ata mund të marrin rezultate edhe në mungesë të Cristiano Ronaldos”, ka thënë ai. “Kur ai ishte këtu, skuadrat ishin të frikësuara dhe lojtarët e tjerë ishin më shumë të lirë”
“Ai mund të krijoj probleme në çdo moment. Nuk do t’i ipja rëndësi të madhe disfatës së tyre të fundit”
“Mbi të gjitha, unë dua të mendoj se çfarë janë duke bërë mirë ata dhe çfarë janë duke bërë keq”
“Ata nuk janë shumë të sigurt në mbrojtje edhe pse Courtois iu jep atyre më shumë siguri”
Real Madridi triumfoi me rezultat 3 me 0 ndaj Romas në Bernabeu gjatë muajit shtator. Të dy skuadrat nisin takimin e sotëm pas disfatave në ligë vikendin e kaluar./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...