Fabio Capello e ka lavdëruar trajnerin e Milanit, Stefano Pioli, dhe ka thënë se teknikut vetëm i duhej kohë dhe besim për të pasur sukses në San Siro.
Ish-trajneri i kuqezinjve i fitoi katër tituj në Serie A gjatë kohës së tij si trajner në Milano dhe mori katër Superkupa të Italisë dhe një Ligë të Kampionëve.
Capello është impresionuar nga Milani në Serie A këtë sezon dhe pretendon se ata janë kandidat për Scudetto, por paralajmëron që Interi dhe Juventusi do të rikthehen si protagonistë edhe në vitin 2020/21.
“Milani është kandidat për Scudetto”, u deklarua ai.
“Gjithkush mund të ëndërrojë i madh, të mendojë i madh. Dhe Milani mund ta bëjë këtë tani. Fitorja kundër Napolit ishte një shfaqje mbresëlënëse e forcës”
“Inter dhe Juve kanë një formim teknik dhe zgjedhje që do t’i kthejnë ata përsëri në protagonistë, ata kanë skuadra të mëdha dhe të pasura”, shtoi ai.
“Lazio është një enigmë, Atalanta varet nga mënyra se si vazhdon Liga e Kampionëve dhe Napoli është i strukturuar”.
“Por Milani, më beso, jam atje lart sepse e meritojnë atë dhe ata mund të qëndrojnë atje deri në fund”, përfundoi Capello.
Skuadra kuqezi gjendet në vendin e parë në Seria a me 23 pikë të grumbulluara gjatë nënte ndeshjeve të zhvilluara që ende nuk numërojnë humbje ketë sezon./Gazeta Express/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...