Te kryesuesit e Interit, të freskët nga pesë fitore radhazi në kampionat, ekziston një lojtar që po merr lëvdata me shumicë. Nuk duket se ka ndonjë dyshim të madh për cilësitë e Nicolo Barella.
Mesfushori sardinian ishte një nga më të mirët në fushë, në fitoren 3:0 ndaj Genoa. Ai nuk shënoi, por ishte shumë i dobishëm në të dyja fazat e lojës, duke rikuperuar topat dhe duke i adresuar ato në mënyrë të rrezikshme në zonën kundërshtare.
Gjatë transmetimit të “Sky Calcio Club”, Fabio Capello përdori fjalë të rëndësishme për ish-lojtarin e Cagliari, përmirësimet e të cilit janë atje për t’i parë të gjithë
“Interi ka një nga 3 mesfushorët më të mirë në Europë. Barella, zotërinj, Barella! Nuk kam dyshime për këtë. Ai ka vrapim, vizion loje. Kur kalon në të djathtë, gjithmonë e kontrollon topin në rregull. Ai ka vrapimin e Hakimit, por cilësi më e lartë se marokeni. E them këtë sepse, kur Hakimi arrin atje, hedh topin, ndërsa Barella është diçka tjetër”.
Maturimi i Barella është një dhuratë nga perëndia edhe për ekipin kombëtar italian. Capello vë bast se, në Kampionatin Evropian të kësaj vere, xhevahiri zikaltër do të jetë një nga protagonistët absolutë./Express/
Presidentja dorëlirë me parat e shtetit, ndanë 10 mijë euro ...
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...