Cannavaro: Po punoj që një ditë të bëhem trajner i Real Madridit

18:54 | 29 Prill 2020
L G

Fabio Cannavaro e ka pranuar se shpreson që një ditë do të kthehet në Real Madrid, këtë herë në postin e trajnerit, duke i ndjekur hapat e ish-bashkëlojtarit Zinedine Zidane.

Ish-mbrojtësi italian Cannavaro i kaloi tri sezone në Real Madrid, duke i regjistruar 100 paraqitje dhe tani synon që të bëhet trajner i Los Blancos, transmeton Gazeta Express.

Cannavaro ka punuar si trajner në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kinë dhe Arabi Saudite, ndërsa momentalisht është trajner i ekipit kinez Guangzhou Evergrande.

“Nëse dëshiron të bëhesh trajner duhet të mendosh për ta arritur kulmin dhe në kulm është Real Madridi”, tha Cannavaro.

“Po ashtu është Kombëtarja e Italisë dhe disa klube të mëdha evropiane”, shtoi ai.

“Jam duke punuar që një ditë të bëhet trajner i Real Madridit”, theksoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme