Legjenda e Juventus-it, Fabio Cannavaro ka zbuluar lidhjen e fortë me ish bashkëlojtarin, Zlatan Ibrahimovic, që momentalisht luan për AC Milan.
Italiani dhe suedezi kanë luajtur se bashkë në vitin 2004, vit në të cilin “Zonja e Vjetër” e transferoi Ibra-n nga Ajax, transmeton portali arbresh.info.
Cannavaro ka zbuluar gjithashtu se Fabio Capello, i ka ndihmuar shumë Ibrahimovic për tu përmirësuar.
“Ai dhe unë gjithmonë bënim shaka me njëri-tjetrin, e frikësoja nga mëngjesi deri në mbrëmje”.
“Zlatan na bënte për të qeshur, është shumë qesharak. Kur ishte i ri ka vuajtur, pastaj u bë lider, një lojtar i pabesueshëm”.
“Kur erdhi te Juventus e respektoi shumë Capello-n dhe kishte nevojë për trajner si ai”.
“Në fillim asnjëherë nuk arriti të me kapte, i thashë se nëse dëshiron të luaj me topin, mund të gjuaj vetëm në fund të ndeshjes”, tha ai.
Ibrahimovic pritet që edhe në sezonin e ardhshëm të mbetet në “San Siro”./arbresh.info.
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër