Candreva ka arritur në Shqipëri me bashkëlojtarët italianë, ai është me origjinë arbëreshe nga ana e babait (FOTO)

23:56 | 8 Tetor 2017
Arbresh.info

Ka lindur në Romë, por origjina e tij e largët, ajo e gjyshit, është arbëreshe.

Po flasim për Antonio Candrevan, i cili me Përfaqësuesen e Italisë do të jetë kundërshtarë i ardhshëm i Kombëtares së Shqipërisë.

Ashtu si Mateo Musacchio i Milanit (që luan për Argjentinën) ata kanë një lidhje të ngushtë gjaku me Shqipërinë.

Dhe në “Loro Boriçi” të Shkodrës, do të jetë në fushë për katër herë kampionët e botës.

Candreva, kohë më parë, vizitoi edhe vendin ku i gjyshi kishte lindur, në Tirreno Kosentino, një peizazh i bukur i Kalabrisë, një vend përrallor për plazh, ku edhe mori një fanellë festive të kuqe (pra, ngjyrat e Shqipërisë) nga kryebashkiaku i asaj kohe.

Ndërkohë, shkrimtari dhe profesori i letërsisë Ag Apolloni shkruan gjithashtu për origjinën e lojtarit, duke u shprehur se ai ka lidhje me poetin e njohur arbëresh, Karmell Kandreva, që po ashtu ka lindur në Cosenza, madje aludon se futbollisti është nipi i këtij poeti.

Karmell Kandreva është autor i veprës “Shpirti i arbërit rron”. /PanoramaSport/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme