Mbrojtësi i krahut ka pranuar se ai do të dëshironte që të rikthehej përsëri në stadiumin Da Luz, pasi që ka qenë dhe mbetet një tifozë i klubit nga Primeira Liga e Portugalisë.
Ylli i Manchester City, Joao Cancelo ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Benfica para se të pensionohet duke pranuar se mbetet “një benfikist në zemër”.
Cancelo e ka filluar karrierën e tij në Benfica në vitin 2012, por ishte larguar tri vite me vonë duke bërë vetëm një paraqitje në skuadrën seniore, ku Valencia e kishte blerë atë për 15 milionë euro pas huazimit të tij të suksesshme. Portugezi ju bashkua gjigantëve italian, Juventus, më 2018 dhe e kishte fituar Seria A në sezonin e tij të parë në Torino, para se të largohet për në City ku e ka fituar vendin e titullarit aty.
Cancelo tashmë e ka ndihmuar skuadrën e Pep Guardiolas për ta fituar Premier Ligën dhe Carabao Cup derisa mund ta fitojë edhe Ligën e Kampionëve pasi që do të luanë në finale kundër Chelsea këtë të shtunë. “Do të dëshiroja ta përfundoja karrierën në Benfica. Është skuadra ku fillova të jem serioz si lojtarë dhe klubi ishte aty për të më mbështetur”, ka thënë 26 vjeçari që dëshiron që para pensionit të zbret përsëri në stadiumin “da Luz”.
“Jam benfikas në zemër. Një ditë shpresoj ta vesh atë fanellë përsëri. Për momentin, po e shijoj Manchester Cityn”. /GazetaExpress/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj