Joao Cancelo po kalon një formë të mirë tek skuadra e Barcelonës pas kalimit të tij në verë tek katalanasit.
Në një intervistë për RTP në Portugali, Cancelo foli shumëçka, duke filluar nga raportet me Guardiolen deri tek dëshira e zjarrtë për të qenë pjesë e Barcelonës, shkruan Arbresh.info.
Sa i përket raportit me Guardiolën, Joao tha se kishte gjëra që unë nuk pajotohesha me të sikurse edhe ai me mua, por theksoi se nuk mban inat me strategun spanjoll.
“Kishte gjëra për të cilat nuk pajtoheshim, ne nuk jemi të detyruar të pajtohemi për gjithçka. Unë kisha gjëra për të cilat nuk pajtohesha ose ai nuk pajtohej me diçka që thoja. Por unë nuk kam inat, jam mirënjohës. Jeta vazhdon, unë jam shumë, shumë i lumtur”, ka thënë fillimisht Cancelo.
Ai më tutje më foli rreth të ardhmes së tij ku shpreson të mbetet pjesë e Barcelonës.
“Për momentin nuk më kanë thënë asgjë, por shpresoj se mund të qëndroj. Unë po bëjë gjithçka që ta bëjë këtë të ndodhë. Unë me të vërtetë dua të luajë për Benficën, por dua të luaj këtu edhe për dy apo tri vite”, u shpreh ai.
Cancelo tregoi edhe një rast me bashkëlojtarin e tij tek Portugalia në cështjen Real Madrid-Barcelon.
“Ani pse kemi probleme financiare, unë jam i kënaqur që jam këtu. Pas Benficës, është klubi që gjithmonë e kam pëlqyer. Pepe më ka thënë disa herë se jam një lojtar për Real Madridin, por unë i kam thënë se jam për Barcelonën. E vërteta është se unë jam aty ku kam dashur gjithmonë të jem”, ka thënë Cancelo.
Portugezi këtë sezon ka 32 ndeshje me Barcelonën këtë sezon ku ka realizuar katër gola dhe ka dhuruar katër asistime./Arbresh.info/
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...