Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, ka prit në takim ish-futbollistin e mirënjohur, kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë në futboll, Lorik Cana. Këtu u tha se thyerja e izolimit të sportit të Kosovës është bërë përmes KOK-ut.
Krasniqi tha se kjo vizitë është nder i veçantë për KOK-un.
“Vizita e tij na jep kuraje dhe për këtë e respektojë nga zemra. Për ne është nder i veçantë”, u shpreh ai.
Në anën tjetër, Lorik Cana, ka falënderuar Krasniqin duke e quajtur atë si person të pasionuar për zhvillimin e sportit në Kosovë.
“Lidhja dhe historiku jonë dihet në përfaqësimin tim mbarëkombëtar. Duke lobuar për të drejtat e sportit tonë sidomos të futbollit. I uroj detyrën e re mikut tim Krasniqit dhe i jap mbështetjen time maksimale. Është një person i pasionuar i sportit dhe ia dëshmoj dispozicionin për ta ndihmuar në zhvillimin e sportit dhe strukturave të Komitetit Olimpik”.
Tutje, Cana ka zbuluar se nuk e ka në plan të angazhohet si trajner në ndonjë ekipi se nuk është në planet e tij dhe preferon të qëndroj në pozitën e këshilltarit.
Kransiqi i ka dhuruar Canës një libër të debutimit të Majlinda Kelmendit dhe një orë sportive. Po ashtu Cana ka nënshkruar një fanellë të re të kombëtares së Kosovës.
I pyetur për ecurinë e zhvillimeve të futbollit në Kosovë, Cana ka thënë se përkushtimi rreth përfaqësimit të futbollit ka qenë e jashtëzakonshme.
“Thyerja e izolimit të sportit të Kosovës është bërë përmes KOK-ut që të jetë e barabartë kurse sfida e zhvillimit mbetet në nivel të institucioneve. Sfida më e madhe ka të bëjë me ndryshimin e realiteteve me ndryshime në pedagogë e programe”.
“Për ekipin e Kosovës kam vetëm lavdërime sepse jetojë jashtë dhe e shoh se çka flitet atje. Tregon që ka bërë përfaqësim të jashtëzakonshëm sepse dihet se si një shtet me vetëm 1 milion banorë ka lojtarë si Zeneli, Berisha. Dëshira për sukses duhet të jetë gjithmonë, besoj që me kohë dhe eksperiencë të ekipit do të arrin edhe kualifikime. Presioni nuk është i mirë”, tha ai.
Krasniqi ka thënë se presin rezultate të mira në Tokyo 2020 pasi kemi garues që kanë tregu luftë të mira dhe kanë fituar norma olimpike.
“Për të shkuar në Tokyo 2020 ka qenë një sfidë katër vjeçare dhe e dimë se ku do të jenë pak a shumë garuesit tanë”.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?