Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, dhe portieri i klubit bardhekaltër, Thomas Strakosha, garojnë për dy çmime prestigjioze në vendin tonë.
Federata Shqiptare e Futbollit ka promovuar një çmim të titulluar “Ambasador i Sportit Shqiptar”, me synimin për të vlerësuar personazhet sportive që eksportojnë kulturën shqiptare në botë.
Mes kandidatëve të parë është Tare, i shumëvlerësuar mes opinionit shqiptar sportiv e jo vetëm, si dhe portieri i ri lacial, Strakosha, djali i ish-legjendës së portës shqiptare, Foto Strakosha.
Në garë për këtë çmim është edhe Lorik Cana, ish-kapiteni i Kombëtares i tërhequr nga futbolli, por gjithnjë i gatshëm të eksportojë traditën më të mirë shqiptare në botë.
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor