Ballist Morina do të ekstradohet në shtetin serb.
Kështu ka vendosur një gjykatë kroate në Dubrovnik pas kërkesës për ekstradim të Serbisë.
Por, kundër këtij veprimi ka dal ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana.
“Liri Për Ballist Morinën. Autochtonous”, ka shkruar Cana në Instagram.
Vendimi i Gjykatës së Dubrovnikut ka vendosur për ekstradimin e “Ballistit” drejt Serbisë, prej nga ku është
lëshuar edhe urdhri i arrestit ndërkombëtar, për veprën e Ismail Morinës, aq të bujshme e të shndërruar dhe në shumë mediatike e po aq politike.
Ai ishte protagonisti i mbrëmjes së nëntorit të vitit 2015 në Beograd, që nëpërmjet një droni të telekomanduar valëvite mbi stadiumin e Beogradit flamurin e “Shqipërisë Natyrale”.
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër