Lorik Cana beson se Kosova brenda 4-5 vjetësh do të jetë një super-ekip. Futbollisti kosovar ka folur për mundësitë e kualifikimit të “Dardanëve” në Evropianin 2020, përmes kualifikimeve dhe barazhit
Ecuria pozitive e Përfaqësueses së Kosovës po e gëzon Lorik Canën.
Ish-futbollisti i njohur shqiptar thotë se “Dardanët” po përmirësohen dita-ditës dhe shprehet i bindur se pas 4-5 vjetësh Verdhekaltrit do të bëhen super-ekip.
Mirëpo, ai bëhet realist dhe thotë se Kosova për momentin nuk është e gatshme për ta siguruar kualifikimin në Evropianin 2020 përmes fazës së grupeve.
Mirëpo, ai e sheh si një mundësi ideale kualifikimin përmes Ligës së Kombeve, ku është kualifikuar në “Play-Off”.
“Prej që ka filluar, Kosova është përmirësuar, do të përmirësohet shumë dhe do ta vendos veten prapë në të ardhmen për të qenë pretendente për kualifikim, kjo është e sigurt. Nuk është ende gati si Kosovë në grupin që është. Nuk besoj ende unë që është gati për t’u përballur me favoritët si Angli për shembull. Me vendin e dytë mund të shtyhet, por jo aq afër sa është përmes National League”, ka thënë fillimisht Cana, i ftuar në “Startup Grind Prishtina”.
“Liga e Kombeve është një mundësi jashtëzakonisht e mirë. Kosova për mua mbetet ekipi më i mirë në Grupin D, pavarësisht që aty janë Maqedonia apo Bjellorusia ose dikush tjetër. Kosova e ka një fat që duhet ta shfrytëzojë pasi më pas do t’i nevojiten 6-8 vjet për të qenë prapë pretendente e tillë”, ka shtuar ish-futbollisti i njohur shqiptar.
Sidoqoftë, atë e gëzon fakti se skuadra e Bernard Challandes shkëlqeu në Ligën e Kombeve, ku thotë se tash e tutje Kosova meriton më shumë se Grupi D.
Cana thotë se po kënaqet dhe po zbavitet kur po e sheh duke luajtur Kosovën.
“Kur i shikoj duke luajtur, më argëtojnë shumë, unë kënaqem duke e parë Kosovën, lojtarët janë të jashtëzakonshëm. Janë të talentuar, janë të mirë. Do të doja që ky pasion që e kanë njerëzit, mbështetjen ta kenë gjithmonë. Është edhe në dorë të lojtarëve që të vazhdojnë me formë të njëjtë, por do të doja që edhe njerëzit t’ju rrinë afër, edhe në momentet e vështira, në disfata”, ka shtuar Cana.
“Të gjithë lojtarët janë të rinj dhe brenda 4-5 vjetësh do të bëhet një ekip jashtëzakonisht i mirë”, ka përfunduar futbollisti gjakovar.
Lorik Cana konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mëdhenj në histori të shqiptarëve. Ai ka luajtur me sukses në klubet si Olympique Marseille, Paris Saint-Germain, Sunderland, Galatasaray dhe Lazio, por ishte lider edhe në Kombëtaren shqiptare./Insporti
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...