Ashtu si në periudhën kur ishte lojtar aktiv, Lorik Cana mbetet i preferuari i tifozëve. Përqafime, fotografi dhe një fanellë e skuadrës lokale të Horës së arbëreshëve në Palermo. Takimi me komunitetin arbëresh në Sicili ishte një ëndërr e kthyer në realitet.
“Kam menduar disa herë të vija, duke qenë se jam edhe vetë i apasionuar me historinë. Prej vitesh dëshiroja të udhëtoja në Jug të Italisë ku jetojnë shumë arbëreshë. Ishte një mundësi që nuk mund ta humbisja”, ka thënë Cana.
Ish-kapiteni i Kombëtares nuk i fshehu emocionet dhe vlerësimin për komunitetin që ka ruajtur traditat dhe gjuhën e paraardhësve prej afro 6 shekujsh. “Është diçka e jashtëzakonshme, që pas gati gjashtë shekujsh ka ende njerëz që e kanë ruajtur, traditën, kulturën dhe gjuhën në një vend që nuk është i yni. Është e jashtëzakonshme. Është e rëndësishme që edhe t’i tregojmë Italisë se nuk kemi ardhur vetëm në vitet ’90, por jemi këtu prej lashtësisë. Jam vërtetë i lumtur që ndodhem këtu”, ka shtuar ish-kapiteni kuqezi.
Lorik Cana e cilësoi vizitën në Horën e arbëreshëve dhe takimin me këtë komunitet si një mundësi nuk do ta humbiste për asgjë në botë. “Sigurisht që rezultati është i rëndësishëm, por emocionet që po ndajmë me bashkëkombësit tanë nuk ka çmim”, ka theksuar Cana.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...