Emre Can dje siguroi finalen në Champions League pasi skuadra e tij eliminoi Parisin me rezultat të përgjithshëm 2-0.
Në Gjermani, megjithatë, Emre Can nuk vlerësohet shumë dhe mesfushori bëri disa komente pas ndeshjes në Parc des Princes.
“Jashtë vendit kam një status krejtësisht tjetër, veçanërisht në Angli. Nuk e di pse, ndoshta ata i respektojnë më shumë rezultatet e mia ose më vlerësojnë më shumë si lojtar që në Gjermani është kritikuar gjithmonë më shumë”, tha Can.
“Ka shumë njerëz që gjithmonë flasin dhe thonë se unë nuk jam aq i mirë. Tani ata duhet të mbyllin gojën dhe të më shikojnë duke luajtur në finale. Ne jemi një ekip i mrekullueshëm dhe ndeshjet që kemi luajtur ishin të pabesueshme”, përfundoi ai.
Kujtojmë se Can ka djersitur fanellat e Juventusit, Liverpoolit, Bayer Leverkusenit dhe Bayern Munich.
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner