Barcelona mund të detyrohet të luaj me dyer të mbyllura si një “ndëshkim” nëse tifozët vazhdojnë të brohorisin këngë fyese gjatë ndeshjeve, ka paralajmëruar drejtori i La Ligas.
Qyteti i Barcelonës është në qendër të një lëvizje për pavarësi në Kataloni, gjë që tashmë ka ndikuar edhe në botën e futbollit, transmeton portali arbresh.info.
Fitorja 3 me 0 e Barcelonës ndaj Las Palmas në tetor është zhvilluar me dyer të mbyllura pas shqetësimeve që ishin ngritur gjatë referendumit për pavarësi.
Klubi ka qëndruar pas përpjekjeve të Katalonisë për të dhënë votën e pavarësisë, por javëve të fundit janë dëgjuar brohoritje të ndryshme politike në Camp Nou dhe presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka kërcënuar që Barcelona mund të jetë pa tifozë edhe në një ndeshje tjetër nëse vazhdojnë brohoritjet.
“Brohoritjet fyese si ‘Puta Espna, ‘Puta Catalunya, ‘Puta Andalucia’ dhe fjalë të ngjashme janë raportuar në lidhje me këtë”, u ka thënë Tebas gazetarëve.
“A mund të mbyllet Camp Nou si ndëshkim? Po, sigurisht”
“Procedura mund të jetë që Komiteti i Kompeticioneve të vendos për një ndëshkim dhe nëse Gjykata Administrative vendos atëherë ndëshkimet do të ipen”
“Sigurisht, mbyllja e stadiumit nuk është mundësia e vetme por është njëra nga opsionet më të servuara”
Barcelona është aktualisht duke qëndruar në krye të La Ligas me dhjetë pikë më shumë se Real Madridi. Skuadra e Ernesto Valverdes është e pamposhtur në 12 ndeshje, 11 fitore dhe një barazim./arbresh.info/
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...