Tjetër ndeshje në shtëpi, tjetër humbje për Barcelonën. Blaugranasit janë mposhtur kësaj radhe në “Camp Nou” nga Rayo Vallecano në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës së 33-të në La Liga me rezultat 1-0.
Pas vetëm shtatë minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me anë të Alvaro Garcias, që pranoi një asistim prej Palazon.
Më pas, Barcelona ia doli t’i barazonte shifrat në 1-1, mirëpo fati nuk ishte në anën e tyre, shkaku që VAR-i e përjashtoi golin e Ferran Torres për pozicion jashtë loje.
Më pas, Barcelona ia doli t’i barazonte shifrat në 1-1, mirëpo fati nuk ishte në anën e tyre, shkaku që VAR-i e përjashtoi golin e Ferran Torres për pozicion jashtë loje.
Në 45 minutat e dytë, skuadra katalunase nuk është se ofroi shumë, për nga numri i rasteve serioze, derisa mysafirët mund të kishin shënuar edhe golin e dytë.
Vallecano po mbrohej shumë mirë dhe tashmë vërehej se synimi i tyre ishte vetëm ruajtja e epërsisë.
Por, ky ngurrim i tyre aq i madh, i kushtoi me karton të kuq trajnerit Andoni Iraolas (86’), pas një proteste të ashpër në një vendim të gjyqtarit.
Barcelona më pas tentoi që ta merrte së paku një pikë nga ky takim nga 11 minuta lojë shtesë, por Vallecano nuk la asnjë korridor hapur, sa që ishte e pamundur që sulmuesit katalunas ta shënjëstronin saktë portën.
Pas javës së 33-të, Barcelona vazhdon në vendin e dytë me 63 pikë, aq sa ka edhe Sevilla në të tretin, ndërsa në xhiron e 34-të, Blaugranasit takohen me Mallorcan.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...