Trepça ka bërë të ditur se ka larguar basketbollistin amerikan, Desmond Cambridge.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi mitrovicas përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Cambridge është basketbollisti i parë i huaj i cili largohet nga mitrovicasit. Ai u bashkua gjatë afatit kalimtar, teksa në njoftim thuhet se ai është larguar me një marrëveshje të dyanshme.
“Njoftojmë se, pas një marrëveshjeje të dyanshme, kemi ndërprerë bashkëpunimin me lojtarin Desmond Cambridge. Në emër të klubit, i urojmë çdo të mirë dhe shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij profesionale”, shkruhet në njoftimin e xehetarëve.
Mirëpo mitrovicasit nuk priten të qëndrojnë duarkryq dhe siç ka kuptuar Arbresh.info, në Mitrovicë pritet të zbarkojë ditëve në vijim Tekele Cotton, i cili do ta zëvendësojë Cambridgen.
Cotton pritet të zyrtarizohet ditëve në vijim si basketbollisti më i ri i kampiones në fuqi./Arbresh.info
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%