Google ADS

Cambiasso: Njerëzit janë me Napolin në garën për Scudetto

23:50 | 5 Shkurt 2018
Arbresh.info

Esteban Cambiasso beson se njerëzit janë në anën e Napolit në betejën e tyre me Juventusin për të fituar Scudetton këtë sezon në Serie A.

Të dyja skuadra po vendosin një ritëm të furishëm në krye të Serie A, me klubin napolitan që kryeson kampionatin me vetëm një pikë dallim ndaj Juves.

Shumë figura të njohura të futbollit janë rreshtuar tek njëra ose tjetra skuadër, që duan ta shohin kampion.

I fundit që ka folur për titullin kampion të Serie A është ish-mesfushori i Interit, Cambiasso, i cili beson se njerëzit janë që Napoli të bëhet kampion.

“Napoli beson, jo vetëm për shkak të pikëve dhe që është i pari, por për shkak të lojës së tyre”, ka thënë fillimisht ish-mesfushori i Interit, Cambiasso për Sky.

“Ata janë të admiruar nga të gjithë dhe ata krijojnë simpati, jo pakënaqësi, jo pak sepse janë duke u ndeshur me Juventusin që kanë fituar për kaq shumë vite”.

“Ata shkojnë përpara me një buzëqeshje dhe lojën e tyre, dhe njerëzit janë në anën e Napolit”.

“Sa për Juventusin, ne do të duhet të shohim se sa energji merr Liga e Kampionëve prej tyre”, përfundoi ish-ylli argjentinas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme