Sezonin e shkuar, Real Madrid e mbylli rrugëtimin në Champions League në fazën gjysmëfinale. “Los Blancos” u eliminuan nga Manchester City që pas barazimit 1-1 në Madrid, i “turpëroi” në Angli duke i mposhtur me shifrat 4-0.
Në radhët e madrilenëve duket se ende nuk e kanë harruar atë ndeshje dhe i pyetur nga AS se cili është kundërshtari më i fortë me të cilin është përballur deri në këtë fazë të karrierës, Eduardo Camavinga nuk ka dyshime dhe veçon emrin e Bernardo Silvës.
“Mendoj se kundërshtari më i fortë me të cilin jam përballur deri më tani është Bernardo Silva. E mbaj mend nga ndeshja e sezonit të shkuar në Champions League”, u përgjigj francezi.
Kujtojmë që Camavinga u transferua në vitin 2021 tek Real Madridi nga skuadra franceze Rennes./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...