Calors: Nëse Messi do të ishte brazilian tashmë do të kishte fituar Kampionatin Botëror

21:19 | 14 Qershor 2018
Arbresh Info

Ish mbrojtësi i krahut të majtë te Brazili, Roberto Carlos beson se nëse Lionel Messi do të ishte brazilian, ai tashmë do të ishte fitues i Kampionatit Botëror.

Shumë tifozë të futbollit janë me padurim duke e pritur turneun, i cili duket si shansi i fundi për Messin për të shkëlqyer në një turneu dhe për të fituar atë me vendin e tij, transmeton portali arbresh.info.

Edhe pse ai mund të luaj në një tjetër Kampionat Botëror pas katër viteve, ndikimi i tij sigurisht do të jetë i limituar në moshën 34 vjeçare.

Carlos, i cili ka fituar Kampionatin Botëror në vitin 2002, ka thënë folur rreth Messit për ‘TyC Sports’:

“Nëse Messi do të ishte brazilian, ai do të ishte një kampion bote”

Argjentina ishte në finale të turneut të kaluar, por ata u mposhtën nga Gjermania pasi Messi nuk arriti të ketë ndikim në atë ndeshje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme