Interi u ndal me barazim 1-1 nga Napoli në “Giuseppe Meazza”, në sfidën derbi të javës së 13-të në Serie A.
Futbollisti turk, Hakan Calhanoglu ka mundur t’i dhuroj fitoren skuadrës së tij, mirëpo ai humbi penalltinë, shkruan Arbesh.info.
Kjo njëherë është edhe penalltia e tij e parë e humbur që nga transferimi i tij tek Interi dhe për këtë ishte i mërzitur.
“Mendoj se e dominuam ndeshjen dhe merituam më shumë, ne thjesht ishim paksa të pafat. Më vjen keq që sot humba penalltinë e parë për Interin”.
“E dija se do të ndodhte herët ose vonë, por jo në një ndeshje kaq të rëndësishme. Duhet të marr veten sërish, sepse është një sezon i gjatë para nesh dhe statistikat e mia janë ende shumë të mira”.
“Shumë ekipe janë përforcuar këtë verë, ka shumë lojtarë të rinj, ndërkohë ne kemi bërë vetëm dy ose tri ndryshime”.
“Sidoqoftë, ka një rrugë të gjatë përpara, ne po përpiqemi të japim më të mirën dhe nuk është e lehtë kur luan çdo dy ose tri ditë”.
“Të luanim të mërkurën ndaj një kundërshtari shumë të fortë si Arsenali dhe më pas menjëherë ta kishim këtë test ishte e vështirë”, përfundoi Calhanoglu.
Pas 13 xhirosh Interi ka 25 pikë, aq sa ka edhe Lazio, Fiorentina dhe Atalanta, kurse lider është Napoli me 26 sosh./Arbresh.info
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë