Ylli i Interit, Hakan Calhanoglu pretendon se goditja e penalltisë kundër Juventusit ishte më e rëndësishmja që ai ka realizuar në karrierën e tij dhe pranon se e dinte se zëvendësimi i Christian Eriksen do të ishte i vështirë.
Reprezentuesi turk u bashkua me Nerazzurrët në një transferim të lirë nga Milani në verë, duke zëvendësuar yllin danez, i cili nuk u lejua të luante në Itali pasi iu implantua një defibrilator në zemrës gjatë verës, pasi Eriksen kishte pësuar një atak në zemër gjatë debutimit të Danimarkës në Euro 2020 kundër Finlandës.
“Unë gjithmonë dua të jap më të mirën për ekipin, e dija se do të ishte e vështirë të zëvendësoja Eriksenin. Edhe nënshkrimet e reja kanë cilësi dhe ne gjithashtu duam të fitojmë në Inter”, ka thënë fillimisht Calhanoglu për Sportmediaset.
Calhanoglu shënoi golin vendimtar nga penalltia në Derbin d’Italia kundër Juves të dielën mbrëma, duke bërë skuadrën e tij të afrohet katër pikë nga lideri, Milani, në krye të tabelës. Djemtë e Simone Inzaghit kanë një lojë më pak dhe potencialisht mund të afrohet në vetëm një pikë pas kuqezinjve.
Nerazzurrët kanë fituar vetëm dy ndeshje në Allianz Stadium në historinë e tyre dhe fitorja e së dielës ishte e para në dhjetë vjet.
“Nuk është kurrë e lehtë të mposhtesh Juventusin jashtë, por tani ne duhet të vazhdojmë. Ndoshta, nuk ishte performanca jonë më e mirë, por tre pikët janë gjithçka që kanë rëndësi tani”.
“Ishte penalltia më e rëndësishme në karrierën time. E kisha humbur të parin, por kisha besim te vetja, ndaj shënova të dytin dhe fituam”.
“Nuk kam menduar kurrë të mos e marr të dytin. I besoj aftësive të mia në gjuajtje dhe isha i sigurt se do të shënoja. I kërkova falje tifozëve pasi humba të parin, e dija se sa rëndësi ka për ta mposhtja e Juventusit”.
Interi pret Veronën në San Siro në ndeshjen e radhës të Serie A.
“Ne duam të fitojmë me ndihmën e tifozëve tanë. Nuk ka më vend për gabime dhe ne besojmë absolutisht se mund t’ia dalim. Nuk më pëlqen të flas shumë. Dua të qëndroj këtu dhe ëndrra ime është të fitoj diçka me Interin”, përfundoi turku.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë