Ish-presidenti Ramon Calderon beson se Real Madrid do të pendohet për dërgimin e Cristiano Ronaldos në Juventus, pasi sipas tij ai është në të njëjtin nivel me legjendën Pele.
Ronaldo u transferua tek Juventusi në një marrëveshje që u bë pas nëntë viteve në fanellën e Merengues për të paktën 112 milionë euro, por sipas Calderon, Real Madridi do të pendohet për largimin e portugezit.
“Është një gabim i pafalshëm që Real Madridi do të paguajë një çmim të rëndë për”, ka thënë fillimisht Calderon për La Gazzetta dello Sport.
“Njerëzit flasin për Kylian Mbappe ose Neymar, por ata janë larg nga niveli i Cristianos”.
Reali do të pendohet me shitjen e Ronaldos
“Ishte një blerje historike nëntë vjet më parë dhe klauzola prej 1 miliard tregoi se ai nuk ishte në shitje”.
“Perez do të paguajë për këtë gabim. Cristiano është numri 1, kështu që dëmi i bërë është i madh”.
“Cristiano refuzoi kontratën e përmirësuar të dhënë nga Perez kohët e fundit. Arsyet për të ecur janë emocionale, blerja e tij është marrëveshje e madhe për Juventusin”.
“Unë mund ta shoh atë me trofe të tjerë në kabinet në vitet e ardhshme dhe do të duhet t’i kushtojë rëndësi të madhe të Ligës së Kampionëve”.
“Kostoja e operacionit është e shtrenjtë, por do të nxirret nga sponsorët dhe paratë reklamuese. Unë do ta vendosja Ronaldon në të njëjtin nivel si Alfredo Di Stefano, Pele dhe Johann Cruyff”, përfundoi ish-presidenti i Mbretërve./Telegrafi/
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve- kryesisht m...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...