Ramon Calderon insiston se askush nuk duhet të befasohet nëse presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, dëshiron të ri-punësoj trajnerin Jose Mourinho.
Në fillim të kësaj jave, ish presidenti i Real Madridit ka njoftuar në rrjete sociale se pret që Mourinho “të rikthehet në bankinën e Realit sezonin e ardhshëm”, transmeton portali arbresh.info.
“Florentino Perez tashmë është përpjekur për të sjellë atë muaj më parë”, ka shpjeguar mbrëmjen e kaluar ai.
“Mourinho është i vetmi trajner që ai e respekton. Ai është në gjendje për të fituar kundër lojtarëve dhe mediave. Nuk mund të jem i sigurt, por unë jam 90 për qind i sigurt se ai do të udhëheq Real Madridin sezonin e ardhshëm”
“Mendoj se ai do të pranoj ofertën sepse nuk është lehtë t’i thuash jo Real Madridit. Këtu, ai ishte mirë dhe kishte mbështetje, më pas kishin ndodhur disa probleme, ashtu siç ka pasur kudo, por unë insistoj se këtu është Florentino që me të vërtetë e mbështetë atë”, përfundon Calderon./arbresh.info/