Google ADS

Calafiori kalon me sukses testet mjekësore tek gjiganti anglez, mungon vetëm finalizimi i kontratës

13:59 | 28 Korrik 2024
D.H

Riccardo Calafiori ka përfunduar me sukses testet mjekësore tek Arsenali dhe tani është edhe më afër transferimit tek Arsenali.

Siç bënë të ditur eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ai gjatë ditë së sotme ka kaluar me sukses testet mjekësore, shkruan Arbersh.info.

Sipas tij tani italiani do të udhëtojë në SHBA së bashku me agjentin e tij për të takuar me drejtuesit e Arsenalit atje ku ndodhen së bashku me lojtarët në fazën përgatitore.

Ai pritet të nënshkruaj kontratë deri në qershor të vitit 2029.

Calafiori pati një sezon të suksesshëm tek skuadra e Bolognës ku arriti suksesin historik duke siguruar një vend për në Champions League.

Ai shënoi dy gola dhe arriti pesë asistime në Serie A në 30 ndeshjet e luajtura.

Teksa paraqitje të mira bëri edhe me Italinë në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme