Calabria operohet me sukses, mungon rreth një muaj

18:24 | 19 Mars 2021
Arditë Shkodra

Davide Calabria ka përfunduar operimin me sukses.

Mbrojtësi i Milanit, që nga dita e nesërme do fillojë rikuperimin, shkruan lajmi.net.

Calabria pati një ndërhyrje në gjurin e djathtë siç ka konfirmuar vet klubi.

“Operacioni në fjalë, i kryer në klinikën “La Madonnina” nga Doktor Roberto Pozzoni me shefin mjekësor të klubit Doktor Stefano Mazzoni të pranishëm, ishte një sukses i plotë. Koha e rikuperimit vlerësohet të jetë rreth 30 ditë”, u tha në deklaratën e klubit.

Të ngjashme