Milan humbi 3-0 në “Parc des Princes” ndaj Parisit ,kjo ishte e para humbje në fazën e grupeve në Champions League.
Skuadra e Luis Enriques kryeson grupin F me 6 pikë, ndërsa kuqezinjtë e Stefano Piolit renditen të fundit me vetëm dy pikë. Kualifikimi është vështirësuar shumë për Milanin, por kapiteni Davide Calabria nuk dorëzohet.
“Keqardhje për dy takimet e para, por ata u treguan më të fortë dhe më të organizuar se ne, e merituan. Ne nuk po arrijmë t’i finalizojmë rastet që po krijojmë.
Ata kanë përpara një fenomen, i cili shënon në goditjen e parë në portë, kjo na mungon neve. Mund të bënim më mirë me topin, ishim disi të çekuilibruar.
Gjithsesi, është e vështirë të bësh analizën e duhur kur je i nxehtë, por ne kemi besim se mund të kualifikohemi.
Tani është bërë e vështirë, por do të luftojmë deri në fund. Kush nuk beson tek kualifikimi, atëherë lë të qëndrojë në shtëpi“, thekson mbrojtësi i djathtë italian.
Milani pret PSG-në dhe Borussia Dortmund në shtëpi. Dhe e mbyll fazën e grupeve në udhtim tek Newcastle në “St. James Park”./ss
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...