Zyrtarët e Arsenalit kanë vendosur për tu takuar me homologët e tyre në Barcelonë për të diskutuar rreth marrëveshjes për huazimin e ish yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinhos.
“Topçinjtë” do të luajnë kundër Barcelonës për trofeun “Joan Gamper” në Camp Nou të dielën dhe diskutimet do të zhvillohen para ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.
Coutinho iu bashkua Barcelonës për 142 milionë funta në vitin 2018, por lojtari ka dështuar për të siguruar pozitë të rregullt në Spanjë dhe është duke u përballur me një të ardhme të paqartë.
Barcelona është e hapur ndaj idesë për të dërguar brazilianin për një sezon në formë huazimi dhe Arsenali është shfaqur si një konkurrent befasues për nënshkrimin e tij në formë të përkohshme.
Drejtori i futbollit te “Topçinjtë”, Raul Sanllehi do të udhëheq bisedimet rreth Coutinhos.
Thashethemet për transferimin e ish yllit të Liverpoolit kanë nisur vetëm një ditë pasi Arsenali siguroi transferimin e Nicolas Pepes nga Lille për 80 milionë euro./arbresh.info/
Zyrtari i lartë amerikan sot viziton Kosovën, do pritet nga ...
Parashikimi i motit për të premten
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun