Rëndësia e madhe që ka ndeshja Prishtina – Drita bëri që mos të dihet gjyqtari kryesor deri ditën e sotme kur do të luhet ndeshja.
FFK ka caktuar gjyqtarin nga Mitrovica, Fatmir Tahiri si kryesor për ta drejtuar këtë sfidë të rëndësishme.
Gjyqtarët anësorë për këtë takim do të jenë me stema të FIFA-s, Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa nga Podujeva.
Ndërkohë gjyqtari i katërt do të jetë Selim Isufi poashtu nga Mitrovica, shkruan Telegrafi.
Vlen të ceket se Fatmir Tahiri ishte gjyqtari kryesor edhe në xhiron e parë të kampionatit mes Prishtinës dhe Dritës ku fitorja i takoi gjilanasve 0-1.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës do të zhvillohet në Pejë dhe do të filloj nga ora 16:00.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...