Damir Skomina i Sllovenisë do të jetë gjyqtari i finales angleze në Ligë të Kampionëve mes Tottenhamit dhe Liverpoolit.
42-vjeçari ishte gjyqtari që i dha Manchester United penaltinë gjatë sekondave të fundit në fitoren me përmbysje ndaj Paris Saint Germainit në muajin mars, transmeton portali arbresh.info.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Madrid në stadiumin Metropolitano të shtunën më 1 qershor duke filluar nga ora 20:00.
Ai do të asistohet në finale nga bashkëkombësit e tij Jure Praprotinik dhe Robert Vukani. Gjyqtari i katërt do të jetë Antonio Mateu Lahoz nga Spanja.
Në rolin e gjyqtarit te teknologjia me video asistencë do të jetë Danny Makkelie nga Holanda, i cili do të mbështetet nga Pol van Boekel, plus zyrtarët gjerman Felix Zwayer dhe Mark Borsch.
Gjyqtari italian Gianluca Rocchi do të marr detyrën në finalen e Evropa Ligës mes Chelseas dhe Arsenalit në Baku më 29 maj./arbresh.info/
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador