Google ADS

Caktohet data se kur do të nis sezoni i ri i Seria A

23:22 | 15 Qershor 2020
Arbresh Info

Sezoni i ardhshëm i Seria A mund të nis me 12 shtator, kurse huazimet e lojtarëve dhe merkatoja do zgjatet.

Sipas Sky Sport Italia, sonte (e hënë) është marrë vendimi që me 12 të nis sezoni 2020/21, transmeton portali arbresh.info.

Para se kjo të bëhet zyrtare, UEFA duhet të punojë me datat për garat momentale.

Pritet që ky sezon i Seria A të përfundojë në fund të gushtit, kurse Liga e Kampionëve të zhvillohet në gusht.

Ndërsa, sa i përket huazimeve të lojtarëve dhe merkatos, atëherë ato do shtyhen për një kohë më të gjatë, por data nuk është bërë e qartë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme