Ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho po i afrohet transferimit në Barcelonës dhe klubi katalunas ka aq besim të madh sa kanë planifikuar tashmë prezantimin e tij në Camp Nou.
Bazuar në raportin e fundit në gazeta spanjolle ‘Don Balon’ rreth çështjes Philippe Coutinho – Barcelona, gjiganti katalunas ka një datë në mendje për të prezantuar mesfushorin brazilian, i cili pritet të jetë transferimi rekord i tyre, transmeton portali arbresh.info.
Coutinho ka shkëlqyer në Liverpool dhe për ata do të jetë një humbje e madhe, por ai mund të luaj te klubi i tij i ri së shpejti.
Gazeta e lartpërmendur pretendon që 25-vjeçari do të bëjë debutmin e tij në Barcelonë të enjten e 11 janarit kundër Celta Vigos, ndeshje që zhvillohet në kuadër të Kupës së Mbretit.
Liverpooli do të ketë vështirësi për të zëvendësuar një lojtar të tillë, megjithëse në listën e lojtarëve që shihen si zëvendësues të tij është edhe futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri.
Cutinho posedon teknikë të mjaftueshme për të qenë pjesë e njërit nga klubet më të mëdha në botën e futbollit./arbresh.info/
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...