Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të vitit të kaluar. Gjykata e Barcelonës ka caktuar datën kur do të zhvillohet gjyqi i brazilianit.
Gjykata e Barcelonës ka rezervuar dy javë në shkurt 2024 për t’i dhënë fund një sage hetimesh. Kjo do të thotë se në pak më shumë se dy muaj Dani Alves, aktualisht në paraburgim, do të jetë në bankën e të akuzuarve.
Gjykata e Barcelonës ka bllokuar dy javë në shkurt në kalendarin e saj. Megjithatë, ka ende opsione që gjykimi të mos zhvillohet. Avokatët e viktimës së dyshuar dhe ata të Alvesit nuk kanë arritur një marrëveshje për dënimin: Ester García, avokatja e së resë, nuk pranon më pak se katër vjet burg.
“Në çdo krim kundër lirisë seksuale, dëmet morale dhe pasojat janë të pariparueshme”.
Nëse nuk ndodh një kthesë rrënjësore, Dani Alves do të qëndrojë në burg deri në mbajtjen e gjyqit. Autoritetet e kanë përjashtuar kërkesën e tij për lirim të përkohshëm për të tretën herë pasi mendojnë se ekziston rreziku i arratisjes./ss
Kurti falënderon SHBA-në për mbështetjen në sektorin energje...
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurs...
Dua Lipa tregon se është detyruar të largohet nga Los Angele...
Qeveria i ndan 100 mijë euro për familjen e Enver Hadrit
Driloni e përqafon Sarën, ndërsa i kërkon t’i besojë që nuk ...
Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtar...