Google ADS

Caktohen oraret e ndeshjeve europiane të Tiranës, Shkëndijës dhe Prishtinës

15:21 | 21 Qershor 2017
Arbresh.info

Ndeshja mes IKF Norkopingut dhe Prishtinës, e cila do të luhet në stadiumin “Norkopings Idrotsparken” në Norkopingu, do të fillojë në orën 20:00.

UEFA ka përcaktuar sot orarin e zhvillimit të ndeshjeve të vajtjes në turin e parë kualifikues të Ligës së Europës për 3 ekipet shqiptare, Tiranën, Shkëndijën e Tetovës dhe Prishtinën.

Ndeshja mes Makabit të Tel-Avivit dhe Tiranës, e cila do të luhet në “Netanja Municipal Stadium” në Netanja më datë 29 qershor, do të fillojë në orën 20:00.

Ndeshja mes Shkëndijës së Tetovës dhe Dacias së Kishinjevit, e cila do të luhet në stadiumin “Mlladost” në Strumicë më datë 29 qershor, do të fillojë në orën 18:00.

Ndeshja mes IKF Norkopingut dhe Prishtinës, e cila do të luhet në stadiumin “Norkopings Idrotsparken” në Norkopingu, do të fillojë në orën 20:00.

Ndërkohë që UEFA ka konfirmuar dhe lajmin e publikuar që dje se ndeshja mes Partizanit dhe Botevit të Plovdivit do të zhvillohet më datë 29 qershor në orën 17:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë.

Orari i ndeshjes mes Skënderbeut dhe Sant Hulias, e cila do të luhet në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë, nuk është përcaktuar ende.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme