Google ADS

Caktohen grupet për Botërorin e Klubeve të FIFA-s

22:07 | 5 Dhjetor 2024
R J

Ekipi i Lionel Messit, Inter Miami, do të përballet me skuadrat FC Porto, Palmeiras dhe Al Ahly në Botërorin e Klubeve të FIFA-s.

Shorti i garës është hedhur të enjten në Miami, ku tridhjetë e dy ekipe janë ndarë në tetë grupe.

Turneu pritet të nisë më 15 qershor me ndeshjen hapëse në të njëjtin qytet dhe do të zgjasë deri në korrik.

Hedhja e shortit u drejtua nga legjenda italiane Alessandro Del Piero, ndërsa Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, shprehu përkrahjen e tij për turneun përmes një mesazhi të regjistruar.

“Ky event do të jetë i jashtëzakonshëm. Do të përpiqem të jem atje. Nëse mundem, do të jem, por do të shohim çfarë ndodh”, ka thënë Trump, duke komplimentuar Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, dhe duke vënë në dukje rritjen e popullaritetit të futbollit në SHBA.

No description available.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme