Google ADS

Cakohet data kur do të luhet derbi Milan – Inter

17:27 | 17 Mars 2018
Arbresh.info

Derbi ndërmjet Inter dhe Milanit është të vendosur që të luhet të mërkurën, më katër prill, nga ora 18:30.

Derbi della Maddoninna ishte anuluar për shkak të vdekjes tragjike, të kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, i cili ndërroi jetë sa ishte në gjumë.

Po ashtu ishin shtyrë edhe ndeshjet e tjera, dhe tashmë federata italiane e futbollit ka vendosur që këto ndeshje të luhen në mes datës 3 dhe 4 prill.

Derbi mes Milanit dhe Interit u la jashtë listës për shkak të obligimeve të Milanit në Evropa Ligë.

Por, meqë tani skuadra kuq e zi është eliminuar nga kjo garë, është konfirmuar se ndeshja do të zhvillohet në San Siro të mërkurën më 4 prill, me fillim nga ora 18:30. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme