Google ADS

Cafu për Endrick: Ai mund të bëhet shpresa jonë më e madhe, idhulli më i madh i dhjetë viteve të fundit

18:02 | 6 Shkurt 2024
D.H

Supertalenti Endrick do të luaj për Real Madridin, futbollisti i ri po i befason të gjithë dhe për lojën e tij dëgjohen vetëm fjalë të mira.

I fundit që ka lavdëruar “yllin” brazilian ishte Cafú, anësori historik i Milanit dhe skuadrës së Rios, i cili në një intervistë për “O Estado de S. Paulo”, e konsideron lojtarin e ri brazilian në nivelin e Vinicius Júnior si shpresa e vendit për të fituar një Kupë Botërore pas shumë vitesh “thatësirë”.

“Ai mund të bëhet shpresa jonë më e madhe, “ylli” ynë më i madh, idhulli më i madh i dhjetë viteve të fundit.

Më tej, ish-kapiteni i Brazilit në Botërorin e vitit 2002 ka theksuar kalimi i tij në futbollin evropian është i nevojshëm, pasi që nga dëmtimi i Neymarit, tashmë larg elitës së futbollit, Brazili ka mbetur jetim nga idhujt.

Megjithatë, Cafú nuk dëshiron të ushtrojë presion mbi sulmuesin e Palmeirasit, i cili “është ende shumë i ri”, siç thekson ish-futbollisti.

“Ai do të bëjë shumë mirë te Real, sepse atje do të takojë lojtarë të njohur, por të rinj, si Rodrygo dhe Vinícius Júnior”, tha Cafú.

Ai është i bindur se Carlo Ancelotti është trajneri perfekt për Endrick, pasi është mësuar të punojë me futbollistë të rinj./ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme