Ish-mbrojtësi i Milan-it, Cafu ka dhënë së fundmi një intervistë për mediet italiane ku ka folur për tema të ndryshme.
Për Cafu lojtari më i fortë me të cilin ka luajtur ka qenë padyshim Ronaldinho, ndërsa më pas sipas tij vijnë Ronaldo fenomeni dhe më pas Totti.
“Më i forti nga të gjithë, me të cilin kam luajtur është padyshim Ronaldinho. Ajo që e pashë të bënte me topin është e pashpjegueshme. Pastaj vjen fenomeni Ronaldo. Nëse nuk do të ishte lënduar do të kishte thyer çdo rekord. I treti? Ndjehem në një situatë aspak të mirë tani sepse kam luajtur me njerëz shumë të mirë e të fortë. Nga Shevchenko te Rivaldo, Seedorf, Pirlo, Totti etj, janë kaq shumë. Madje për një kohë mendoja se Pato mund të bëhej qendërsulmuesi më i fortë në botë. Nëse vërtet duhet të them një emër, unë do të zgjedh Totti-n. Po, Francesco e meriton”-deklaroi Cafu./Ss
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë