Dy lojtarët e kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi dhe Lumbardh Dellova, kanë qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tyre CSKA Sofia në kuadër të Kupës së Bullgarisë, ndaj Spartak Varna.
CSKA fitoi me rezultat 2-3 në udhëtim për të gjetur kualifikim tutje në Kupë, teksa Bytyqi e Dellova realizuan nga një gol, shkruan Arbresh.info.
Mysafirët ishin duke u mposhtur 2-0, mirëpo fillimisht Leya Iseka ngushoi epësinë.
Teksa radhën për gol e pati ylli dardan, Zymer Bytyqi i cili shënoi në minutën 32-të për të barazuar rrezultatin.
Kurse, Lumbardh Dellova realizoi në minutën e 78-të për golin e fitores dhe të kualifikimit.
Goli i Bytyqit ishte i treti këtë sezoni krahas një asistimi në të gjitha garat, ndërsa Dellova ia bëri “sefte” realizimit me CSKA Sofian./Arbresh.info
Autoritetet franceze: Qindra, ndoshta mijëra viktima nga cik...
Gjuajtje me armë zjarri në Mramor- Policia përdori armët nda...
Lëndohet me mjete të forta një i mitur në Fushë Kosovë, poli...
Antidroga me aksion në Prishtinë – arrestohet një pers...
Hasni Flick vendos këtë 11-she ndaj Leganes
Aksidenti me fatalitet në Klinë, policia thotë se viktima hu...