Google ADS

Bylbyl Sokoli zbulon skuadrën favorite në derbin Gjilani – Ballkani

10:02 | 22 Korrik 2020
Arbresh Info

Sot (e mërkurë) do zhvillohet derbi i javës mes Gjilanit dhe Ballkanit, ndryshe njihet si derbi i titullit.

Dy skuadrat janë duke ‘luftuar’ për titullin e Superligës, andaj do mundohen të arkëtojnë pikët.

Ish trajneri i shumë klubeve elitare të Kosovës, Bylbyl Sokoli për arbresh.info, tha se në derbin e sotëm nuk ka favorit, kurse ndeshjen do e fitojë skuadra e cila do ta ruajë më së shumti qetësinë.

“Në takimin e sotëm nuk ka favorit, në takimin e sotëm do e fitojë ekipi që dinë me ruajt qetësinë dhe ekipi i cili mentalisht është më i përgatitur, andaj do fitojë ekipi që ka më shumë qetësi”, deklaroi ai.

Ndërkohë, kujtojmë se përballja nis në ora 17:00 dhe zhvillohet në Gjilan./E.Bytyqi /arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme