Trajneri i njohur shqiptar, Bylbyl Sokoli, ka folur rreth çështjes së klubit korçar, Skenderbeu, klub i cili është nën hetime nga UEFA, për kurdisje të ndeshjeve.
Redaksia e Arbresh.info Sport ka kontaktuar me trajnerin Sokoli, i cili është pyetur rreth mendimit të tij për këto akuza ndaj klubit më të madh në futbollin shqiptar, i cili rrezikon 10 vjet dënim me mos pjesëmarrje në gara.
“Skënderbeu deri tani vetëm akuzohet dhe nuk është shpallur fajtor dhe të gjitha këto, janë tash për tash akuza të pa vërtetuara dhe konsideroj se është një presion në organet vendimmarrëse. Shpresoj që Skënderbeu do të del i pafajshëm në këtë aferë”, tha Sokoli për arbresh.info Sport.
Tifozëria e Skënderbeut para disa ditësh protestuan në rrugët e qytetit duke i dalur në mbështetje klubit të tyre.
Tashmë, kjo aferë është bërë temë edhe në mediat botërore.
Gazeta e njohur angleze “The Guardian”, ka shkruar për këtë aferë duke e përshkruar si një prallë e bukur dhe se kurdisjen si Skënderbeu nuk e ka bërë askush.
UEFA në krye me presidentin Aleksander Ceferin, kanë hapur hetimet ndaj klubit korçar, i cili në vitet e fundit ka dominuar futbollin shqiptar, duke u shpallur kampion katër herë në këto pesë vitet e fundit dhe sezonin e kalur ishte në fazën e grupeve të Evropa Ligës. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...