Trajneri i Llapit, Bylbyl Sokoli, është shprehur shumë i lumtur me trepikëshin ndaj Dritës.
Mirëpo, ai thotë që skuadra e tij ka ende shumë nevojë për t’u përmirësuar, fiks ashtu siç ka thënë pas çdo fitore këtë edicion.
“Duhet analizuar ndeshjen, pas ndeshjes është e vështirë. Mendoj se ka pasur shumë dobësi”, deklaroi Sokoli për “Supersport”.
“Jam i kënaqur me tri pikë, por loja nuk është as për së afërmi ajo që lojtarët e Llapit mund të bëjnë. Shënuam gol herët nga një aksion I ndërtuar mirë dhe patëm edhe elemente të vetkënaqësisë”.
“Mënyra se si e kontrollojmë topin është për çdo kritikë. Këto janë gabime që duhet përmirësuar dhe këta djelmosha meritojnë më shumë se sa sot”, shtoi ai.
Llapi mposhti Dritën me rezultat të ngushtë, 2:1.
Golat për ekipin llapjan i realizuan Fiton Hajdari dhe Festim Alidema.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...