Bylbyl Sokoli e pranon se nuk e kishte pritur që Gjilani i tij do e mposhte Ballkanin me rezultat të thellë

15:49 | 19 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Bylbyl Sokoloi e ka pranuar se nuk e ka pritur që Gjilani do të fitonte me rezultat të thellë ndaj Ballkanit, sidomos në udhëtim.

Gjilanasit fituan 4-0 ndaj skuadrës nga Suhareka, e që strategu ishte i befasuar nga ky triumf i thellë i skuadrës së tij.

Sokoli pas ndeshjes deklaroi se ata kishin shkuar në Therandë për fitore, mirëpo jo kaq të thellë.

“Rastësisht ndodhë që unë të fitoja edhe takimin e fundit ndaj Ballkanit e edhe këtë pas gati dy vitesh, është rezultat i mirë që jep shpresa që ne të kërkojmë të jemi sa më lartë në krye të tabelës”, ka deklaruar trajneri i Gjilanit pas ndeshjes për “Art Sport”.

“Marrëveshja ka qenë të japim të gjithë maksimumin, udhëheqësia të kryej punën e vetë, trajnerët punën e vetë e edhe futbollistët punën e vetë”.

“Jam optimist që do të marrim rezultate shumë të mira, dhe ndoshta mund të dalim edhe në Evropë… unë kërkojë punë, disiplinë, rend dhe asgjë më tepër… Kam kërkuar që të luhet me përgjegjësi dhe këtë jashtëzakonisht mirë e kanë bërë djelmoshat”.

“Asnjëherë se kam menduar që mund të fitojmë me këtë diferencë kundër Ballkanit”, ka përfunduar Sokoli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme