Busquets rezulton negativ, ribashkohet me skuadrën e Spanjës në Euro 2020

15:59 | 18 Qershor 2021
KRG

Kombëtarja e Spanjës do të kthejë sot (e premte) lojtarin e saj më me përvojë, Sergio Busquets për ndeshjet e mbetura në Euro 2020, pasi rezultoi negativë me COVID-19.

Federata Spanjolle e futbollit ka thënë se Busquets doli negativ për COVID-19 të enjten, kështu që ai do të lejohet të rikthehet me ekipin pasi ishte në izolim që kur rezultoi pozitiv në testin e 6 qershorit.

Mesfushori i Barcelonës do të jetë në Sevilla për ndeshjen e Spanjës kundër Polonisë të shtunën, megjithëse nuk ka gjasa të luajë pasi nuk ka stërvitur rregullisht ndërsa është në izolim.

Spanja hapi Kampionatin Evropian “Euro 2020” me një barazim 0-0 kundër Suedisë në Grupin E, ndërsa pret t’i kthehet fitoreve për të mos rrezikuar kualifikimin.

Diego Llorente gjithashtu shkoi në izolim për shkak të coronavirusit, por mbrojtësi tashmë është ribashkuar në skuadër pasi zyrtarët shëndetësorë përcaktuan se rezultati i testit të tij ishte një test pozitiv i rremë.

Ndryshe, Busquets është lojtari më me përvojë në skuadrën e Spanjës. Ai është i vetmi që ka mbetur nga ekipi fitues i Kupës së Botës në vitin 2010.

Busquets u zëvendësua nga nga Rodri Hernandez në ndeshjen kundër Suedisë, dhe Jordi Alba mori detyrën e kapitenit të ekipit në mungesë të tij.

Federata kishte menduar të largonte Busquets dhe Llorente nga skuadra pasi ata rezultuan pozitivë, por Luis Enrique vendosi t’i presë ata.

Spanja do të udhëtojë sot (e premte) nga baza e saj në Madrid drejt Sevillas. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme