Sergio Busquets planifikon t’i jap fund karrierës së tij në Barcelonë.
Mesfushori spanjoll, i cili është fitues i Kampionatit Botëror në vitin 2010, erdhi te Barcelona si pjesë e akademisë së tyre dhe deri tani ka bërë 500 paraqitje për gjigantin katalunas, transmeton portali arbresh.info.
Busquets ka fituar shtatë tituj në La Liga, tre tituj në Ligë të Kampionëve dhe tri Kupa të Botës për Klube gjatë kësaj kohe.
30-vjeçari, i cili është thënë në të kaluarën se do të largohej nga Barcelona për të luajtur për Pep Guardiolan në një tjetër klub, nuk është duke menduar largimin nga Camp Nou sepse dëshiron t’i jap fund karrierës së tij aty.
“Nuk e kam parë asnjëherë vetën te ndonjë klub tjetër”, ka thënë Busquets për ‘Diario Gol’. “Gjëja në lidhje me atë që kam thënë me Guardiolan është thënë jo për shkak se e shoh vetën duke luajtur diku tjetër, por sepse i kanë shfaqur atij se e kam ende në mendje, kjo është normale”
“E kam thënë gjithmonë se nuk do të jem më i mirë diku tjetër. Unë dhe klubi jemi bërë për njëri-tjetrin. Mund ta shijojë të qenurit në shtëpi, në klubin më të mirë në botë, me lojtarët më të mirë në botë duke luftuar për tituj çdo vit dhe duke fituar trofe. Kjo praktikisht nuk mund ta bëni askund”
I pyetur nëse do të jetë një lojtar që do t’i përket vetëm një klubi, ai shtoi:
“Mendoj se kështu do të jetë. Është e vërtetë që në futbollin aktual kur lojtarët largohen nga top niveli në Evropë ata mund të kenë shansin të luajtur te ligat e tjera ekzotike, pak më ndryshe”
Busquets është bërë së fundmi lojtari i shtatë që ka arritur të bëjë mbi 500 paraqitje te Barcelona brenda të gjitha kompeticioneve./arbresh.info/
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...