Busquets mungon edhe ndaj Polonisë, rezulton ende pozitiv me COVID-19

15:25 | 17 Qershor 2021
A. B.

Sergio Busquets do të mungojë edhe në ndeshjen e dytë të “Euro 2020”.

Spanja përballet me Poloninë në kuadër të “Euro 2020” në ndeshjen e dytë, dhe sipas “Mundodeportivo.com”, kapiteni i Spanjës, Sergio Busquets nuk do të jetë i gatshëm për këtë takim.

Busquets rezultoi pozitiv pak ditë para se të fillonte Kampionati Evropian dhe mendohej që do të humbiste vetëm ndeshjen e parë.

Mirëpo, kapiteni do të mundojë edhe ndaj Polonisë, pasi ai është ende pozitiv me COVID-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme