Google ADS

Busquets largohet nga Barcelona

12:06 | 7 Qershor 2022
KRG

Mesfushor spanjoll, Sergio Busquets, nuk do të rinovojë kontratën me skuadrën e Barcelonës.

Busquets ka qenë pjesë e katalunasëve që nga fillimi i karrierës së tij, por siç duket koha e tij tek Barcelona  ka përfunduar.

Kontrata aktuale e spanjollit skadon në vitin 2023, ndërsa bisedimet për rinovimin e kontratës ishin në proces e sipër, po lojtari vendosi të mos qëndrojë më, përcjell arbresh.info.

Sipas “LaVanguardia”, ai ka plane të tjera, ku pas sezonit 2023 ai dëshiron t’i bashkohet skuadrës Inter Miami.

33-vjeçari deri më tani për fanellën e Barcelonës, ka luajtur plotë 15 sezone, 675 ndeshje dhe ka arritur të shënojë 18 gola. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme