Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka folur për të ardhmen e bashkëlojtarit Lionel Messi.
Messi është agjent i lirë, pasi kontrata i ka skuadër, andaj ka të drejtën t’i bashkohet cilës do skuadër që dëshiron.
Spanjolli ka besim të plotë që Messi do rinovojë kontratën, por ka kërkuar që duhet t’i ipet kohë.
“Duhet t’i japim Leo më shumë kohë. Kam besim të plotë te persidenti dhe njerëzit që janë duke punuar për klubin dhe besoj që e mira do vijë. Gjithashtu mendoj se Leo dëshiron të qëndrojë”.
“Më e mirë është që të luajmë se bashku për vitet e ardhshme. Koeman ka bërë punë të shkëlqyer, projektit i duhet stabilitet”.
“E dimë se është kohë e vështirë për klubin dhe jemi në dijeni sa vështirë është të transferojmë lojtarë dhe të ndërtojmë skuadër, por jemi të sigurt se gjithçka do jetë mirë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Spanja nesër do përballet në gjysmëfinale të “Euro 2020” ndaj Italisë./Lajmi.net/
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...